UBT

Escobar në konferencë me Kurtin e Lajçakun: SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me të dërguarin e posaçëm të ShBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Në këtë takim i njoftova ambasadorët për reformat në ekonomi dhe drejtësi. Sundimi i ligjit mbetet prioritet i Qeverisë sonë”.

Kryeministri Kurti thotë se Qeveria mbështet dialogun parimor dhe të balancuar ku do të përfitonin qytetarët e të dy vendeve.

“Ne jemi të vendosur që integriteti territorial, sovraniteti, funksionimi shtetëror, të mbeten të pacënuara”, deklaroi Kurti, përcjell Telegrafi.

Lajçak në fjalën e tij tha se vizita e tij bashkë me Escobarin është mesazh se BE e SHBA ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me të ardhmen e rajonit.

Eco Higjiena

“Do të jemi deri të mërkurën dhe deri atëherë shpresojmë se do të kemi një fotografi më të qartë për të ardhmen”.

Gabriel Escobar ka rikonfirmuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.

“SHBA fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. E keni treguar se jeni partner solid, mik i mirë dhe ju falënderojmë për këtë”, deklaroi Escobar.

“Rajoni ka një perspektivë të jashtëzakonshme pasi jeni historikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht evropian prandaj po punojmë bashkë me miqtë tanë evropianë që ta njohin Ballkanin Perëndimor si mundësi të jashtëzakonshme e jo si rrezik”, deklaroi i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.

Escobar ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi e ka mbështetjen e plotë të Amerikës, por sipas tij procesi do të drejtohet nga Bashkimi Evropian pasi sipas tej bëhet fjalë për Bashkimin Evropian./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.