ARKATANA

Escobar: Marrëveshja Kosovë-Serbi është historike, i paraprin normalizimit të marrëdhënieve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendës Ndihmës Sekretari e SHBA-ve për Çështjet Evropiane Gabriel Escobar, ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi është historike për marrëdhënie miqësore mes dy shteteve.

Escobar ka thënë se kjo marrëveshje i paraprin normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve.

Në intervistën për Top Channel, Ecobar u shpreh se Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në stabilitetin rajonal, ndaj sipas tij kjo është edhe një ndër arsyet e vizitës së tij në Tiranë.

“Më duhet të them se për sa i përket çështjes Kosovë-Serbi, ajo që kemi në këtë Marrëveshje të re të Normalizimit është një marrëveshje historike për marrëdhënie miqësore, konstruktive mes dy partnerëve që nuk kanë pasur shumë besim. Ajo marrëveshje, e cila u bë e mundur nga Bashkimi Europian, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, u mbështet pothuajse në çdo aspekt nga vendet e rajonit”, ka deklaruar Escobar.

ARKATANA

Escobar ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër, nuk do të kishte ndodhur pa mbështeten e Maqedonisë së Veriut.

Ai gjithashtu ka vlerësuar si të rëndësishme edhe mbështetjen e qeverive të Shqipërsië dhe Krocisë.

“Negociatat u zhvilluan në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të kishte ndodhur pa mbështetjen e tyre. Por ajo u mbështet edhe nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kroacisë dhe të tjerë në rajon. Dhe ne shohim një rol shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në stabilitetin rajonal. Dhe kjo është e vërtetuar”, ka thënë Escobar. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.