Fidanishtja

Escobar: Kurti e ka pranuar Asociacionin, ishte e vështirë për qeverinë dhe partinë e tij

/ 2 minuta lexim

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka pranuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndonëse siç ka thënë ai, e ka bërë me vështirësi të mëdha.

Escobar ka deklaruar se janë bërë përparime drejt formimit të këtij mekanizmi për serbët e Kosovës në muajt e fundit.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Escobar ka deklaruar se ka vërejtur një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit Albin Kurti, për ta pranuar implementimin e Asociacionit.

“Para së gjithash, që të jem mjaft i drejtpërdrejtë, kemi parë një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor. Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme”, ka thënë Escobar, transmeton Gazeta Express.

Uji Dea

Sipas Ecobar, tani ka mbetur vetëm që të përacaktohen korniza dhe parametrat e Asociacionit.

“Por tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cilia duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra”, ka theksuar ai.

Escobar ka deklaruar se në takimin e dy liderëve Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq në fillim të muajit maj, do të donte të shihte një projekt-plan konkret të Kosovës për Asociacionin. /GazetaExpress