Fundamenti

Escobar: Kosova ka pasur raport më të mirë me SHBA-në në të kaluarën

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Emisari i SHBA-së për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili së shpejti do të marrë një angazhim tjetër në kuadër të diplomacisë amerikane, në një intervistë për Atlantic Council ka folur për raportin në mes të SHBA-së dhe Kosovës, raporton Gazeta Express.

Escobar ka thënë se në të kaluarën raporti i SHBA-së dhe Kosovës ka qenë më i mirë dhe e ka cilësuar si një raport sfidues. Diplomati amerikan ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar për pavarësinë, integritetin territorial e sigurinë e Kosovës dhe një gjë e tillë s’do të ndryshojë kurrë.

Gjithashtu ka thënë se SHBA ka një lidhje tepër të thellë me popullin e Kosovës dhe se SHBA-ja mbetet një shtet shumë pro-Kosovës. Escobar ka thënë se kudo që udhëton e ka ndjenjën reciproke që populli i Kosovës janë pro-amerikan. Diplomati amerikan thotë se kjo i jep një forcë dhe stabilitet raportit, megjithatë shton se s’është sekret që raporti mes dy vendeve ka pasur sfida.

Eco Higjiena

Këtu Escobar përmend të pasurit një vizion të përbashkët për rajonin dhe për atë se si mund të avancohet projekti kombëtar i Kosovës. Ai tutje ka shtuar se shpreson që do të vazhdohet përmirësimi i raportit në mes të SHBA-së dhe Kosovës dhe thotë se jo vetëm SHBA, por edhe nga i gjithë QUINT ka vetëm vullnet të mirë për të përmirësuar raportin me Kosovën.

“Do të thoja që Kosova ka pasur një raport të mirë me SHBA-në në të kaluarën. Është një raport sfidues. Siç kam thënë më parë, SHBA është e përkushtuar plotësisht për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës, kjo s’do të ndryshojë kurrë. Kemi një raport tepër të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo s’do të ndryshojë kurrë. SHBA mbetet shumë pro-Kosovës. Kudo që udhëtojë unë e kam atë ndjenjën reciproke që ata janë shumë pro-amerikan. Kjo i jep një forcë dhe stabilitet raportit. Por thënë këtë, s’është sekret që kemi pasur sfida në të pasurit një vizion të përbashkët për rajonin dhe se si mund të punojmë bashkë për të avancuar projektin kombëtar të Kosovës. Unë shpresoj që do të vazhdojmë të përmirësojmë këtë raport. Dhe mund të them që ka veçse vullnet të mirë, jo vetëm në SHBA, por në gjithë QUINT-in për të përmirësuar raportin”, ka thënë Escobar./GazetaExpress/