UBT

Escobar: Kosova ka brenga për propozimin franko-gjerman, por e ka mbështetjen tonë të plotë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Kosova është një partner i mirë i SHBA-së. Ai ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së.

Duke folur lidhur me reagimet në Kosovë për propozimin evropian që të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se Prishtina ka brenga mbi këtë cështje.

Megjithatë, duke folur për median kroate HRT, ai është shprehur shpresëplotë se marrëveshja do të arrihet.

“Ata kanë brengat e tyre. Mendoj se kemi ende punë për të bërë, por besoj se do ta arrijmë qëllimin. Kosova ka mbështetjen e plotë të SHBA-së, është një partnere e mirë, dhe s’kam ndonjë dyshim në këtë gjë. Besoj se do të arrijmë çfarë duam”, ka thënë Escobar.

FIDANISHTJA

Në një prej intervistave të fundit për Zërin e Amerikës, Escobar ka deklaruar se kryeministri Kurti nuk duhet të pajtohet për ta formuar Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

“Një person, një palë nuk mund të shmangë atë. Ky është një detyrim ekzistues. Kosova është pajtuar tashmë si qeveri. Çështja është se si do të zbatohet”, ka thënë Escobar.

“Ne do ta bëjmë këtë dhe unë do ta bëj këtë duke gjetur partnerë dhe ka shumë partnerë, ka shumë njerëz që duan të shohin marrëdhënie më të mira të serbëve në veri dhe pjesës tjetër të vendit. Ne do të fillojmë këtë muaj të flasim me njerëzit që kanë ide shumë të mira dhe ne në fakt flasim për madhësinë e klasave në shkolla, mbledhjen e mbeturinave, apo shërbimet e ndihmës mjekësore, asgjë frikësuese”, ka shtuar ai. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.