Fundamenti

Escobar e Lajçak: Jemi të shqetësuar me situatën në veri të Kosovës – mund të shndërrohet në konflikt rajonal

/ 2 minuta lexim

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ai i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, janë shprehur të brengosur për situatën në veri të Kosovës.

Escobar ka thënë se është shumë i brengosur për situatën, duke thënë se mund të shndërrohet në një konflikt rajonal.

“Jam shumë i brengosur, ka mundësi që të shndërrohet në konflikt rajonal”, tha Escobar, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq Lajçak gjithashtu tha se situata është kritike në veri të Kosovës.

Uji Dea

“Situata është kritike dhe ne duhet të diskutojmë hapat e ardhshëm. Situata është shume e tensionuar dhe unë jam i brengosur nuk mund ta fsheh këtë. Ne duam që njerëzit të largohen nga rrugët, të rikthehemi në dialog dhe të kemi zgjedhje të reja me pjesëmarrjen e serbëve pa kushte”, tha Lajçak.

Të pyetur rreth kidnapimit të tre policëve të Kosovës, Escobar tha edhe nëse ata janë rrëmbyer apo kanë hyrë gabimisht në territorin serb, ata duhet të lirohen menjëherë.

Këtë qëndrim e përkrahi edhe Lajçaku.

Të dy përmenden sërish tri kërkesat për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga BE-ja. /Telegrafi/