Fundamenti

Escobar: Duhet të lëvizim nga narrativa Kosova është Serbi dhe të kalojmë në Kosova dhe Serbia janë Evropë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mendon se fillimi i përmirësimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në horizont.

“Duhet të them se takimi mes presidentit (Aleksandar) Vuçiq dhe kryeministrit (Albin) Kurti ishte vërtet i mirë, shumë profesional dhe i qetë. Ishte inkurajuese të shihej ai nivel i bisedës në praninë e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell dhe zotit Lajçak”, tha ai.

Escobar tha se ata e inkurajuan Kosovën që të jetë më konstruktive dhe fleksibile dhe se e sheh se ka vullnet për këtë.

Ai ndër të tjera tha se askush nuk duhet të pësojë për shkak të targave dhe se të dyja palët duhet të fokusohen në zgjidhjet evropiane.

Eco Higjiena

“Duhet të lëvizim nga narrativa Kosova është Serbi dhe të kalojmë në Kosova dhe Serbia janë Evropë. Kështu që ju keni një të ardhme së bashku. Po largohemi shumë shpejt nga problemet e viteve nëntëdhjeta dhe po i afrohemi mundësive që ofron shekulli XXI. Shekulli i XXI-tëdo të jetë një shekull i mundësive ekonomike për këtë rajon. Një shekull në të cilin Ballkani Perëndimor do të bëhet një gjenerator i rritjes për të gjithë kontinentin evropian. Një shekull në të cilin do të bëheni qendra e prodhimit të energjisë, energjisë së rinovueshme, sektorit të IT, transportit, dhe shumë sektorëve të tjerë ekonomikë që vetëm ky rajon mund t’i ofrojë. Pra, realiteti është se përfundimisht të gjithë do të lidheni përmes disa marrëveshjeve ekonomike rajonale, si CEFTA, Tregu i Përbashkët Rajonal ose Shengen i vogël, dhe përfundimisht në Bashkimin Evropian. Në fund, sigurisht që do të keni marrëdhënie të mira me Kosovën, do të lidheni me Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën. Prandaj, sa më shpejt t’i zgjidhim këto çështje kontestuese, aq më shpejt do t’i kemi ato shanse të ardhshme”, beson ai.

Në intervistën për N1, ai ka thënë se ka ardhur me mesazhin se ka shqetësim të madh në bashkësinë ndërkombëtare për përshkallëzimin e mundshëm të dhunës për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria e Kosovës.

“Gjatë vizitës sime në Prishtinë, Mitrovicë dhe Beograd, kam krijuar përshtypjen se të gjitha palët janë të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje paqësore për këtë krizë. Dhe ky është mesazhi që do t’i dërgoj Uashingtonit: besoj se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje kompromisi që do t’i mundësojë popullit të Kosovës të jetojë në paqe”, tha Escobar.

Ndryshe, Escobar ka pasur gjatë ditës së djeshme takim me presidentin serb, Vuçiq si dhe ditë më parë me liderët e institucioneve tona si dhe partitë opozitare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.