Uji Dea

Escobar: Asociacionin pres ta bëjë kjo Qeveri, sepse na duhet progres menjëherë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka sqaruar një deklaratë të tij të ditëve të fundit, kur tha se asociacioni duhet të bëhet por pyetja është se cila qeveri duhet ta implementojë atë.

Nga opinioni kjo u kuptua si një thumb i Escobarit ndaj Qeverisë aktuale të Kosovës.

Megjithatë, ai ka deklaruar se ai vetëm po i përgjigjet pyetjes “Çka nëse kryeminsitri Kurti nuk e pranon atë (asociacionin)?”.

“Jo. Kjo ishte përgjigjja e një pyetjeje kur njerëzit më pyetën: Çka nëse kryeministri Kurti nuk e pranon atë? Por, në fakt, është obligim të cilin e ka marrë jo një njeri apo një parti, por një organ ndërkombëtar që është qeveria e Kosovës”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për RTV 21, raporton Gazeta Express.

Hidromorava

Escobar ka thënë se ka menduar të pyes se kush do të jetë në krye të qeverisë kur të bëhet asociacioni.

“Pra, shtrohet pyetja se kush do të jetë në krye kur të ndodhë? Sigurisht që pres që do të jetë kjo qeveri sepse na duhet progres menjëherë, por fakti është se për ne ju jeni anëtarë të komunitetit euroatlantik – nuk jeni pjesë të strukturave formale – por nënshkrimi juaj, nënshkrimi i liderëve tuaj të mëhershëm është i vlefshëm për ne, do të duhej të vlejë për ne dhe do të duhej të jetë i vlefshëm edhe për ju”, ka deklaruar ai.

“Pra, çështja është se si të arrijmë aty duke e ditur se ky është fakt që do të ketë një Asociacion”, ka shtuar Escobar. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.