Eko Higjiena

ESBI kërkon shpërblim nga KEK-u

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Po kërkojnë të shpërblehen me 3 milion euro për punën që e bënë në Kosovë para shtatë vitesh. Zyrtarët e kompanisë Irlandeze ESBI, e cila ka menaxhuar me Korporatën Energjetike të Kosovës gjatë periudhës 2004-2006 ua kanë dorëzuar edhe zyrtarisht institucioneve të Kosovës kërkesën për free-bonus.

Gazeta Tribuna mëson se lënda po shqyrtohet nga Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme, ndërsa institucionet e Kosovës po shtyhen kujt t’ia bartin përgjegjësinë e pagesës.

Fundamenti

Telashi qëndron tek kontrata, e cila është nënshkruar nga UNMIK-u dhe Agjencia e atëhershme e Mirëbesimit dhe ende nuk dihet saktë se kush është trashëgimtar i saj.

Njohësit e ekonomisë dhe energjetikës kërkojnë që ajo kompani të mos shpërblehet por të ndëshkohet për dëmet që i ka sjellë KEK-ut (Tribuna)