Uji Dea

“Errësia – Drita”, mesazhi i fuqishëm i të rinjve kundër drogës: Policia dhe artistët e rinj bashkojnë zërin në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një kohë kur sfidat sociale po prekin gjithnjë e më shumë të rinjtë, arti dhe vetëdijesimi janë kthyer në armë të fuqishme kundër dukurive negative. Me këtë frymë, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme të Arteve Pamore “Adem Kastrati”, kanë realizuar projektin sensibilizues “Errësia – Drita”, me fokus luftimin e përdorimit të substancave narkotike tek të rinjtë.

Aktiviteti ka bashkuar policinë, stafin arsimor dhe nxënësit e shkollës në një mesazh të përbashkët për ndërgjegjësim, reflektim dhe promovim të jetës së shëndetshme përmes fuqisë së artit dhe mendimit kritik.

Në këtë ngjarje morën pjesë Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, kolonel Agron Rukiqi, Drejtori i Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, major Ramadan Ahmeti, si dhe drejtori i Shkollës së Arteve Pamore “Adem Kastrati”, Roland Masurica. Në fjalët e tyre, ata theksuan rëndësinë jetike të parandalimit të përdorimit të narkotikëve dhe ndikimin që këto substanca kanë në shëndetin, të ardhmen dhe sigurinë e të rinjve.

Pjesa më emocionale dhe domethënëse e aktivitetit ishte ekspozimi i punimeve artistike të realizuara nga nxënësit, të cilët përmes ngjyrave, figurave dhe simbolikës artistike paraqitën errësirën që sjell droga dhe dritën e shpresës, vetëdijesimit dhe jetës së shëndetshme.

HW

Punimet u vlerësuan si mesazhe të fuqishme artistike dhe sociale kundër përdorimit të substancave narkotike, ndërsa tri prej tyre u shpërblyen me mirënjohje dhe dhurata simbolike nga Policia e Kosovës për kreativitetin dhe ndikimin e tyre sensibilizues.

Në përmbyllje të aktivitetit, organizatorët vlerësuan lart bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe institucioneve arsimore, duke e konsideruar atë një element kyç në mbrojtjen e të rinjve nga dukuritë negative dhe në ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të vetëdijshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.