Erolinda Demi merr mbështetjen për të udhëhequr me të rinjët gjilanas
Gjilan – Kuvendi i të Rinjëve të Kosovës ka mbajtur sot në Gjilan Kuvendin e të rinjëve të Gjilanit ku me shumicë votash kryetare u zgjodh Erolinda Demi. Me këtë rast Deniza Limani kryetare e të rinjve të Kosovës e ka uruar Demin për postin e ri dhe i ka ofruar përkrahje e bashkëpunim maksimal për të artikuluar vlerat rinore edhe nga qyteti i Gjilanit.
Në Gjilan të hënën është formuar dega e dhjetë e Kuvendit të të rinjve të Kosovës. Me një pjesëmarrje masive të të rinjve Deniza Limani kryetare e këtij institucioni që mbron të drejtat e të rinjëve ka inkurajuar të rinjtë gjilanas që të bashkohen rreth programit dhe aktiviteteve të shumta që ofron KRK.
Në këtë ceremoni pos të rinjve gjilanas pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të degëve tjera nga Kosova e qytetet tjera ku aktualisht ka të themeluar degët e saja Kuvendi i të Rinjëve të Kosovës.
Pasi është hapur konkursi për pranimin e 35 të rinjve në Kuvendin e të rinjve të Kosovës dega në Gjilan, të hënën me një garë të ngushtë për postin e të parit fitoj kandidatja Erolinda Demi e cila kundër kandidat kishte Genc Osmanin.
Ndryshe përkrahje Kuvendit të të Rinjëve të Kosovës i kanë dhënë edhe Valentina Bunjaku-Rexhepi, Rexhep Kadriu, Naim Aliu, Komandanti Regjional i Policisë Remzi Azemi, dhe udhëheqës nga Gjimnazi Natyror Agim Asllani.
Pasi janë përmbyllur punimet Deniza Limani edhe njëherë i ka ofruar mbështetje Erolinda Demit dhe të gjithë atyre të rinjëve që kanë kontribuar në artikulimin e vlerave rinore dhe në realizimin e qëllimeve të Kuvendit të të Rinjëve të Kosovës.
Në Kuvendin e të rinjve merrnin pjesë nga Prishtina, edhe Astrit Ahmeti, Armend Ahmeti, Ardita Sopi, Hetem Haliti, Leutrim Latifi, Argjend Softolli, Enis Reçica etj./rajonipress


