Ermira Mehmeti, femra që i bën ballë edhe kryeministrit Gruevski

Me titull Doktor profesor, Ermira Mehmeti tashmë njihet si një nga femrat e para shqiptare të inkuadruara në skenën politike në Maqedoni.
Ka mbaruar studimet master në Londër e më pas doktoraturën në Tiranë. Akoma e re në moshë por e inkuadruar në shumë procese të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve atje.
Fillimisht puna në organizata të huaja ndërkombëtare ka bërë që Ermira të njihet si një person me të ardhme, më pas zëdhënëse partie dhe si një femër me plot klas e sharm ajo zgjoi interes të jashtëzakonshëm atje por edhe më gjerë.
E shumëpërfolur në shtypin shqiptarë e maqedonas, ajo përbën një personazh të jashtëzakonshëm për median atje.
Pas zgjedhjes për deputete, ajo ishte zëri më i fuqishëm i femrës por edhe i shqiptarëve në Parlament, e pas këtij suksesi asaj i jepet roli që të jetë bartëse e listës në njësinë zgjedhore numër 1, aty ku forcat i masin njerëzit e mëdhenj të politikës në Maqedoni, kundërkandidat në këtë njësi ajo do të ketë edhe kryeministrin e tanishëm, Nikolla Gruevski.