Uji Dea

Ermir Lenjani në Guingamp Ermir Lenjani në Guingamp

/ 2 minuta lexim
HW

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare do të qëndrojë në Ligue 1, por jo te Rennes ku u kthye këtë verë pas huazimit 1 vjecar te Nantes , pasi do të veshë fanellën e Guingamp që më në fund merr përforcimin e shumëkërkuar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja L’Equipe qe shkruan se 27 vjecari nga Pristhina pritet në Cotes d’Armor në Bretanjë ku do të firmosë një kontrate 3 vjecare ndërsa Rennes që do të marrë për transferimin e tij shumën e 500 mijë eurove.

FIDANISHTJA

Për Lenjanin kjo është padyshim një zgjidhje e mirë duke qenë se nuk do të jetë më në huazim, por një blerje përfundimtare e Gungamp, cka do të thotë se mund të jetë më i qetë për sa i përket të ardhmes pasi gëzon besimin e Guingamp, dicka që duket se i mungonte te Rennes ku nuk ishte grumbulluar fare nga Christian Gourkuff për transfertën me Nisë këtë të dielë.

I huazuar te Nantes sezonin e kaluar Lenjani që numëron 21 prezenca dhe 3 gola me Kombëtaren Shqiptare do të shkojë kështu te një tjertër rival i Rennes, Gungamp ku trajneri Antoine Kombuare e vlerëson së tepërmi profilin e tij dhe është bindur përfundimisht se është ai futbollisti i duhur falë edhe performancave të mira të 27 vjecarit me Shqipërinë në Europianin që u zhvillua këtë verë në Francë./Supersport/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.