Hidromorava

Ermina Perlaskaj, shqiptarja e parë në Parlamentin e Kroacisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Tashmë rezulatet zyrtare të votimit, të përsëritura të dielen në disa qytete të Kroacisë kanë konfirmuar fitoren e Ermina Leka- Perlaskaj, raporton albinfo.ch.

Shqiptarët në Kroaci tashmë janë bërë pjesë aktive në jetën shoqërore dhe politike në vend, ngase sot, për herë të parë kanë zgjedhur përfaqësuesen e tyre politike, e cila do t’i adresojë kërkesat e tyre në institucionet e vendit.

Tashmë rezulatet zyrtare të votimit, të përsëritura të dielen në disa qytete të Kroacisë kanë konfirmuar fitoren e Ermina Leka- Perlaskaj, raporton albinfo.ch.

Perlaskaj, e cila është me origjinë nga Zymi i Hasit të Kosovës ka fituar me në një diferencë prej disa votash më shumë sesa kandidati tjetër shqiptar në listën e kandidatëve të pakicave.

UBT

Lajmin e ka konfirmuar për albinfo.ch edhe Sejfedin Prekazi, anëtar i Shtabit Zgjedhor të kandidates shqiptare, Ermina Leka-Perlaskaj.

Edhe katër vjet më parë ajo ishte shumë afër fitores, por nuk arriti të fitonte ulësen e deputetes për një numër të vogël të votave.

Ermina vjen nga Kosova, ndërsa është shkolluar në Rijekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Aktualisht është duke vijuar studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut.

Albinfo.ch do të sjellë të hënën një intervistë ekskluzive me deputeten e sapo zgjedhur shqiptare në Parlamentin e Kroacisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.