HW

Ermin Shabani, talenti i futbollit në Austri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Çdo ditë e më shumë talent të rinj shqiptarësh po shfaqen në fushën e futbollit ndërkombëtar. Një talent i ri që premton shumë është edhe Ermin Shabani. Ai është vetëm 10 vjeç, jeton në Austri, ndërsa që nga tash ka rënë në sytë e mediave austriake.

Djaloshi nga Gostivari luan për ekipin e “Fav AC” të Vjenës. Ai, jo vetëm që tregon cilësi në pozitën e tij si mbrojtës i djathtë por edhe si portier. Në një turnir të zhvilluar ditë më parë nga “Kia Motors Austria”, Ermini u shpërblye me çmimin e parë. “Ermini e arriti këtë sukses falë shkathtësive të tij edhe si portier.

UBT

Ai luan si lojtar mbrojtës i djathtë, por në këtë turnir mungoi portieri, të cilin për mrekulli e zëvendësoi Ermini. Në gjashtë ndeshje të zhvilluara në këtë turnir, ai pranoi vetëm dy gola”, thotë për “albinfo.ch”, babai i Erminit, Dritan Shabani.

Mediat austriake shkruajnë se Ermini është një fans i madh i lojtarit të Real Madridit, Gareth Bale, të cilin shpreson ta takojë një ditë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.