RCCOLA

Ermali dhe Ëmbla

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Jeta kurrë s´ më pyeti
ji mirë, si je, çfarë bën
a kam shpirt për vuajtje
a kam gjak për dhimbje

Jeta kurrë s´më pyeti
a jam hisetar nën qiell
cilat janë udhët e mia
a kam të korra nën diell

Jeta kurrë s´më pyeti
sa shi kam në zemër, sa
peshë kam në thembër
a kam lot për të qarë

Jeta kurrë s´më pyeti
sa është i imi ky yll
sa është i imi ky prill
ku e kam engjëllin tim
(poezi nga libri, “Jeta në letër”)

Ëmbla

p o e m ë

(E ëmbël dhe e bukur
është të vdesësh për atdhé
dhe të lirë të lësh pas vetes
fëmijët, shtëpinë dhe çdo
gjë tjetër.!.. )
Homeri

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
po arresti asaj mbrëmjeje
më ka plagosur rëndë
Asgjë s ´ më kall tmerr
Më shumë se ai arrest
ku për “mësimin e lirisë”
më rrahën e më dhunuan
Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
por atë arrest të serbit
as t a s h t i s ‘ e kuptoj
Qyteteve të m ë d h a
ka plot grupe mafiozësh
po arresti i asaj të hëne
ishte dora e shtetit vet
Në atë terr të atij shteti
unë pashë vetëm vrasës
policë nga të çmendurit
që gajaseshin , tiiiiiiiiiiii!…

2
—————————–

Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
po arresti asaj mbrëmje
më lëndoi sa s´ bëhet
N´atë burg të Gjilanit
mes mureve të errësirës
vetëm ato mure e dinë
çka u bënin mësueseve
N´atë kalvar të burgut
që ishte poshtë atij ferri
pësova më të rëndën
dhe atë plagë të ndyrë
Më vjen turp ta them
më vjen ndot ta kujtoj
por ajo llavë e policëve
më ka lënduar rëndë
Pas gjithë asaj torture
pas gjithë atij dhunimi
unë vdekjen dëshiroja
si gjënë më të bukur

Eco Higjiena

3
———————————-

Të çmendurit e atij shteti
të çmendurit e atij pushtimi
me ato “tortura” merreshin
të vrisnin ç l i r i m t a r ë t
Unë s´ isha vetë, as vetëm
ishim tri shoqe, tri mësuese
tri “ dele ” për atë mbrëmje
për t´i “ kënaqur ” policët
Në këtë qytet jam lindur
në këtë q y t e t jam rritur
këtu kam gjakun e ëndrrave
dhe ish jetën time të bukur
Me Astritin njihem moti
me atë unë e kam një vajzë
e kemi pagëzuar, Etleva
ajo është akoma e vogël
nga ato gjëra ajo s´kupton
ajo plagë mua më dhemb
si një monolog i fshehtë

4
——————————-

Etleva , shpirt i mamit
luaj, këndo, kërce, qeshu
se ti e meriton këtë jetë
ti e meriton këtë gëzim
plaga ime është imja
e imja dhe e askujt tjetër
i thosha unë vetvetes
Me të gjitha ato plagë
ajo kohë s’ ishte imja
bisedoja unë me veten
si ta shkul, dhe ta harroj
atë plagë ta nxjerr jashtë
Etleva; me ty e kam lehtë
por , me Astritin…s´ di…
me atë e kam vështirë,
dhe s´ di si t ‘ ia shpjegoj
unë nuk ia them dot
në këtë pikë – dhembje
emri plagës është i rëndë
dhe atë mund ta vras

5
———————————

Në dhomë jam vetëm
jam në luftë me vetveten
në këtë çast tejet tragjik
plaga s´ më lë të hesht
e gërvishtura më gërryen
se ajo plagë e d j a l l i t
po ma gërryen shpirtin
Etleva , shpirti i mamit
rritu me ëndrrat tuaja
se ti je e pastër si qielli
dhe e meriton këtë jetë
se ajo që më ka ndodhur
mua , është drama ime
dhe e a s k u j t tjetër
Me foton e saj në dorë
Ëmla bënte betejën e saj
dhe shikonte revolverin
përse unë të vetvritem
përse ta lë vajzen jetime
për plagën që s’e desha!

6
——————————

Nga jeta e një gruaje
këputa këto fragmente
të Luftës së Kosovës
që ai arrest i serbit
të mos mbetët i heshtur
Qytetarë të vendit tim
kujdes mbi gratë tuaja
ai shtet atë fytyrë kishte
Ju që e njihni gruan,
shpirtin e saj të butë
ju që i puthni, e i doni
mos ua prekni trazimet
mos kërkoni fundin e
barkut, fundin e gjërave
gruaja është mëma, që
e ka lindur këtë popull!..

Nga Rrustem Geci

P r i s h t i n ë , 1995