UBT

Ermal Krasniqi zyrtarizohet te Cluji

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Cluji ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë për arritjen e marrëveshjes për transferimin e kosovarit, shkruan Gazeta Express.

Klubi rumun përmes njoftimi i ka uruar mirëseardhje Krasniqit, teksa ka shkruar edhe pak prej karrierës së tij.

Megjithatë, Cluji nuk ka zbuluar detajet e marrëveshjes.

Uji Dea

Krasniqi në tre sezonet e fundit ishte pjesë e Ballkanit, për të cilin ka bërë 105 paraqitje.

Në fanellën e kampionit të Kosovës, 24-vjeçari shënoi 39 gola dhe dha 17 asistime. Falë formës së mirë, ai u ftua në nëntor të vitit të kaluar nga Kombëtarja A e Kosovës për miqësoret kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.

Bazuar në raportimet nga mediat në Rumani, Krasniqi ka nënshkruar kontratë të vlefshme për katër vite e gjysmë – teksa Ballkani ka përfituar 375 mijë euro nga shitja e tij. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.