FITORJA

Ermal Krasniqi: Jam në formë të mirë tani dhe po pres ftesën nga Kosova

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ermal Krasniqi ka deklaruar se është në pritje të ftesës nga Kombëtarja e Kosovës.

Kosova do të fillojë këtë muaj ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani, shkruan Gazeta Express.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit të Clujit, Krasniqi iu është përgjigjur disa pyetjeve që iu drejtuan atij.

Mes tjerash, ai foli edhe për një ftesë të mundshme nga Alain Giresse, selektori i Kosovës.

“Normalisht, jam në formë të mirë tani dhe po pres ftesën nga Kosova. Dhe është kënaqësi e veçantë të luajë për shtetin tim”, tha ish-futbollisti i Ballkanit.

Fundamenti

Me Kosovën ka zhvilluar një ndeshje miqësore, atë kundër Ishujve Faroe që përfundoi 1:1. Krasniqi luajti në tërë takimin.

24-vjeçari nuk ka regjistruar ende paraqitje zyrtare me Kosovën. Ai ishte i ftuar nga Giresse për miqësoren ndaj Ishujve Faroe, e zhvilluar vitin e kaluar.

Në këtë intervistë për faqen e klubit rumun, Krasniqi iu përgjigj edhe disa pyetjeve tjera interesante. Mes tjerash, ai foli për shtetin e Kosovës, të cilin Rumania nuk e njeh, tregoi se idolli i tij është Lionel Messi, kurse bën tifo për Barcelonën.

Sulmuesi nga Malisheva foli edhe për transferimin e tij te Cluji nga Ballkani, që ndodhi në janar të këtij viti.

Deri më tani, Ermal Krasniqi ka regjistruar dhjetë paraqitje në total me Clujin, ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me një asistim. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.