FITORJA

Ermal Krasniqi, gati për të kapur transferimin e karrierës së tij: CFR Cluj tashmë ka vendosur çmimin e tij

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sulmuesi nga Kosova, Ermal Krasniqi është zbulimi i vitit në skuadrën rumune, CFR Cluj dhe tashmë ka ngjallur interesimin e disa top skuadrave evropiane.

Krasniqi ka impresionuar që nga transferimi në CFR Cluj dhe ka rënë në vëmendjen e disa skuadrave kryesore, sipas menaxherit të lojtarit, Giovani Becali.

“Një klub është i interesuar për Krasniqin. Unë kam një shok me origjinë shqiptare që ka pozitë në disa klube”.

“Krasniqi është lojtar i rëndësishëm, është vetëm 24 vjeç, ka ardhur nga askund dhe është befasia e CFR-së. Vlerësohet rreth 4 milionë euro”, ka thënë Giovani Becali në Fanatik Superliga.

ARKATANA

Sipas SpotMedia.ro, klubi që kërkon Krasniqin është Lazio e Serie A, e drejtuar nga Maurizio Sarri dhe drejtor sportiv, shqiptarin Igli Tare.

Krasniqi është blerë nga CFR Cluj për 200 mijë euro nga Ballkani dhe rumunët janë afër arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme.

Ballkani zotëron gjithashtu 15 për qind të një transferimi të mundshëm në të ardhmen.

24-vjeçari kosovar ka 4 gola dhe një asistim vendimtar në 9 ndeshjet e luajtura për CFR Cluj në ligën elitare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.