Ermal Krasniqi asiston në barazimin e Rapidit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Universitatea Craiova dhe Rapid Bukureshti kanë ndarë pikët në përballjen e vlefshme për javën e 29-të në Liga 1 të Rumanisë.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Ion Oblemenco” përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Për skuadrën nga Craiova realizoi Alexandru Mitrita (30’), kurse për mysafirët nga Bukureshti autor i golit ishte Jakub Hromada (49’).

Asistues te goli i Hromadas ishte Ermal Krasniqi, i cili tani numëron katër asistime në elitën e futbollit rumun, krahas edhe tre golave.

RCCOLA

Krasniqi dhe Albion Rrahmani ishin të plotë në këtë takim. Titullar sonte ishte dhe Florent Hasani, i cili luajti për 72 minuta.

Rapid Bukureshti pas këtij barazimi ka 52 pikë dhe vazhdon të jetë i dyti në tabelë.

/Gazeta Express/