RCCOLA

Erlehta Osmani takon familjarët: Prindërit tanë janë bashkudhëtaret e rrugës sonë dhe ne ecim në hapat e tyre

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Jeta shpesh për femrat është më e vështirë. Mirëpo, janë ata arsyeja pse unë jam kaq e fortë dhe e vendosur, sepse ata i kisha gjithmonë pas vete. Prindërit tanë janë bashkudhëtaret e rrugës sonë dhe ne ecim në hapat e tyre. Andaj, çdo sukses i imi i dedikohet atyre ka thënë Erlehta Osmani kandidatja më e re në listën e PDK-së, në takimin që ka pasur me familjarët e saj të ngushtë.

Postimi i plotë i Erlehta Osmanit

Të dashur familjarë,
faleminderit nga zemra që keni gjetur kohën dhe jeni sot këtu.
“Nëse do ta ndryshosh botën shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde” thoshte Nëna Terezë. Prandaj, këtë rrugëtim politik desha ta filloj duke u takuar së pari me ju, sepse çdo sukses buron nga familja.

Si mund të kërkosh përkrahjen e të tjerëve, kur nuk ke përkrahjen e familjarëve të tu?!
Pjesëtarët e familjeve tona na shohim të rritemi dhe të ndryshojmë, ndaj ata janë të vetmit që na njohin mirë se kush jemi.

Uji Dea

Të dashur miq,
fillimisht u jam mirënjohëse për jetë prindërve të mi. Ata më falën jetë, më mbështesin ne çdo hap të jetës, më rritën me shumë dashuri dhe përkujdesje dhe përpiqen që të na i mundësojnë te gjitha kushtet e nevojshme që ne të rritemi sa më mirë.

Jeta shpesh për femrat është më e vështirë. Mirëpo, janë ata arsyeja pse unë jam kaq e fortë dhe e vendosur, sepse ata i kisha gjithmonë pas vete.
Prindërit tanë janë bashkudhëtaret e rrugës sonë dhe ne ecim në hapat e tyre. Andaj, çdo sukses i imi i dedikohet atyre.

Ju falënderoj edhe juve, femrave të familjes sime, që ishit model i imi se si të jem në jetë.
Ju falënderoj të gjithëve, që jeni pjesa më e bukur e jetës sime!
Do të festojmë së bashku edhe pas 6 tetorit!