Eko Higjiena

Erlehta Osmani me përvojën e saj, kërkon votën për deputete të Parlamentit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot, për herë të dytë, kërkoj besimin tuaj, tashmë si Kandidate në Zgjedhjet Qendrore. Si kryetare e Rinisë Demokratike në Gjilan kam pasur takime me të rinjtë e çdo nëndege. Rinia beson në platformën e kryetarit tonë z. Kadri Veseli, në platformën e cila do të jetësohet me energjinë e kësaj rinie. Dëshiroj që kësaj here të jem unë adresa e të gjitha ideve dhe shqetësimeve tuaja. Do të jem adresa dhe zëri i të gjithë qytetarëve ka shkruar Erlehta Osmani.

Postimi i plotë

Të nderuar familjarë, miq, qytetarë,
Partia Demokratike e Kosovës më ka dhënë besimin që të jem kandidate në listën zgjedhore në Zgjedhjet Qendrore të 6 tetorit.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, ju me votën tuaj, më dhatë përkrahjen që të jem zëri juaj në Kuvendin Komunal.
Ju jam mirënjohëse nga zemra!
Besimi juaj për mua ka qenë përgjegjësia më e madhe në jetë. Jam përpjekur në çdo mënyrë të mbroj interesat tuaja.
Sot, për herë të dytë, kërkoj besimin tuaj, tashmë si Kandidate në Zgjedhjet Qendrore.
Si kryetare e Rinisë Demokratike në Gjilan kam pasur takime me të rinjtë e çdo nëndege. Rinia beson në platformën e kryetarit tonë z. Kadri Veseli, në platformën e cila do të jetësohet me energjinë e kësaj rinie.
Dëshiroj që kësaj here të jem unë adresa e të gjitha ideve dhe shqetësimeve tuaja.
Do të jem adresa dhe zëri i të gjithë qytetarëve.
Mbështetja juaj për mua më obligon që prioritet i imi të jetë mirëqenia juaj.
Do të punoj me nder e sinqeritet drejt realizimit të projektit të Dekadës së Re!
Përzemërsisht,
Erlehta Osmani.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.