Hidromorava

Erlehta Osmani, kandidatja më e re në PDK, synon ulësen në Parlamentin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Erlehta Osmani tashmë ka marrë bekimin e PDK-së për të qenë pjesë e listës garuese për ulëse në Parlamentin e Kosovës. Erlehta është studente e shkëlqyeshme në Shkencat politike dhe publike, ka një përvojë të mirë në organizimin partiak, ku për disa vite ishte pjesë e zgjedhjeve të brendshme në PDK e Gjilanit. Erlehta ndryshe është kandidatja më e re në listën e PDK-së.

Erlehta Osmani nga një studente e shkëlqyeshme synon të sigurojë dhe të zërë një vend të merituar në Parlamentin e Kosovës. Si kandidatja më e re në listën e PDK-së, Erlehta me një përvojë të mirë në fushën politike, me një eksperiencë të mirë studimore e shkencore dhe me një organizim e menaxhim të mirë politik, shpreson shumë që do i përfitojë zemrat e votuesve dhe të elektoratit.

Erlehta pos përvojës politike ajo është studente e shkëlqyeshme e Edukimi në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, ku ndjek studimet master dhe në shkencat Politike Publike dhe Menaxhim në Universitetin e Prishtinës (Shkenca Politike).

Është anëtare e Kuvendit Komunal, në Gjilan dhe ka mbajtur një praktikë në administratën komunale në nëntor të vitit 2016, si dhe ka mbajtur praktikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në Prishtinë në qershor 2016.

Mobi Casa

Erlehta ka treguar sukses të madh edhe në forumet rinore të degës së PDK-së në Gjilan ku edhe vazhdon të jetë kryetare e Forumit Rinor në Gjilan.

Afinitetin e saj e ka treguar edhe si koordinatore për zgjedhjet e brendshme të PDK-së në Gjilan si dhe flet bukur gjuhën angleze.

Janë shumë arsye të forta dhe të argumentueshme pse elektorati gjilanas duhet të përcaktohet për Erlehta Osmanin./rajonipress/