UBT

Erioni kthehet nga Siria

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Pas gati 100 ditësh në Siri, 8-vjeçari Erion Sina është kthyer sonte në orët e mbrëmjes në Kosovë. Kthimin e tij e ka mundësuar familja e tij në bashkëpunim me autoritetet kosovare.

Në këtë mënyrë Erioni i bashkohet nënës së tij Pranverës e cila me muaj të tërë ka bërë përpjekje ta kthej nga fronti i luftës.

Aksion i jashtëzakonshëm i AKI’së, kthehet në shtëpi i mituri nga Siria

Kthimi i 8 vjeçarit Erion Zena nga Siria, është realizuar nga Agjencioni Kosovar i Inteligjencës.

AKI ishte autorizuar nga Presidentja e Kosovës, për të gjetur djalin 8 vjeçar të familjes Zena, i cili para 5 muajsh, pa lejen e nënës ishte marrë nga babai i tij drejt Sirisë.

Vet Presidentja Jahjaga, ka falënderuar “burrat dhe gratë e AKI’së ër devotshmërinë dhe profesionalizmin që kanë treguar”.

“Presidentja Jahjaga, në emër të qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve të vendit, falënderon burrat dhe gratë e renditur pranë Agjencisë Kosovare të Inteligjencës për devotshmërinë dhe profesionalizimin që ata kanë treguar për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës përkundër vështirësive dhe rreziqeve që ka bartur një operacion i tillë. Puna dhe përkushtimi i tyre për të mbrojtur sigurinë e secilit qytetarë dhe sigurisë sonë.

AKI, e autorizuar nga Presidentja Jahjaga, realizoi aksionin spektakular

Aksioni spektakular i AKI’së për kthimin e Erion Zenës nga Siria është përshëndetur nga Presidentja Atifete Jahjaga e cila autorizoi një operacion të tillë.
Nëpërmjet një deklarate për media e para e vendit tha se AKI ka treguar profesionalizëm për të bërë krenar qytetarët e vendit.

“Presidentja Jahjaga, në emër të qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve të vendit, falënderon burrat dhe gratë e renditur pranë Agjencisë Kosovare të Inteligjencës për devotshmërinë dhe profesionalizimin që ata kanë treguar për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës përkundër vështirësive dhe rreziqeve që ka bartur një operacion i tillë. Puna dhe përkushtimi i tyre për të mbrojtur sigurinë e secilit qytetarë dhe sigurisë sonë kombëtare në përgjithësi na bënë krenarë’, thuhet në deklaratën për media nga zyra e presidentes.

Jahjaga edhe një herë ka bërë edhe një herë thirrje që të mos shkohet në luftëra të vendeve të tjera.

Deklarata e plotë e Jahjagës:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga ka përshëndetur operacionin e suksesshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës për ta kthyer në Kosovë, pranë nënës së tij, të miturin Erion Zena.

Fundamenti

Presidentja Jahjaga, në bazë të kompetencave të saj kushtetuese dhe në bashkërendim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, e kanë autorizuar operacionin e AKI-së për të gjetur dhe sjellur në Kosovë 8 vjeçarin Zena, i cili para 5 muajsh pa lejen e nënës ishte marrë nga babai i tij drejt Sirisë, për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste që po luftojnë në territorin e Sirisë dhe Irakut.

Presidentja Jahjaga, në emër të qytetarëve të Kosovës dhe institucioneve të vendit, falënderon burrat dhe gratë e renditur pranë Agjencisë Kosovare të Inteligjencës për devotshmërinë dhe profesionalizimin që ata kanë treguar për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve të Republikës së Kosovës përkundër vështirësive dhe rreziqeve që ka bartur një operacion i tillë. Puna dhe përkushtimi i tyre për të mbrojtur sigurinë e secilit qytetarë dhe sigurisë sonë kombëtare në përgjithësi na bënë krenarë.

Presidentja Jahjaga thekson se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj janë të përkushtuara të ndërtojnë një Kosovë tolerante dhe demokratike dhe nuk do të lejojnë që vendi ynë të shndërrohet në strehë të grupeve dhe individëve të caktuar që janë rreshtuar përkrahë grupeve ekstremiste dhe terroriste.

Presidentja Jahjaga u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të mos ju bashkohen kauzave të huaja, por të kontribuojnë në përparimin dhe zhvillimin e vendit të tyre të cilin e ndërtuam me shumë mund.

Thaçi: Falënderojmë AKI’në, Erioni nga nesër mund të shkojë në klasën e tretë

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka përshëndetur aksionin e AKI’së për kthimin e Erionit 8 vjeçar nga Siria.
Në një mesazh në Facebook, Thaçi shkruan se tash Erioni do të kthehet në klasën e tretë.

Mesazhi i plotë:

Erioni u kthye në atdhe, tek nëna e vet!

Në muajin qershor qytetarët e Kosovës kanë qenë shqetësuar nga lajmi se shtetasi Arben Zeka kishte shkuar të luftojë në Siri dhe me vete kishte marrë edhe birin e tij të mitur, Erionin 8 vjeçar. Thirrjet e nënës për t’ia kthyer të birin nga vija e luftës kishin prekur zemrat e çdo qytetari të Kosovës.

Shqetësimin e qytetarëve të Kosovës e ndanë edhe institucionet e Kosovës që u angazhuan për largimin e fëmiut nga rreziku i luftës në sigurinë e prehërit të nënës.

Sot, jemi të lumtur të mësojmë se Agjencia Kosovare e Inteligjencës, pasi është autorizuar të ndërmarrë operacion për kthimin e sigurtë të Erionit, ka përmbushur me sukses këtë mision duke lokalizuar, gjetur dhe duke organizuar kthimin e tij. Tash Erioni do të kthehet në klasën e tretë, së bashku me shokët dhe shoqët e klasës së tij.

Falënderojmë AKI-në për profesionalizmin dhe efikasitetin e dëshmuar në këtë operacion.

Dhe, edhe një herë, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës të mos bashkëngjiten në luftërat mashtruese. HTH