Ergin Sherifi – futbollist, basketbollist, arbiter, trajner, vëzhgues e polic

Gjilan – Përkujtim për të ndjerin Ergin Sherifi, i cili ndërroi jetë sot në moshën 67 vjeçare.
Ky shkrim ishte botuar para 7 viteve:
Jeta e personaliteteve me famë nuk fillon vetëm me një degë të jetës, ata zhvillojnë aktivitete të mëdha për tu përkujtuar me vite të tëra.
Një figurë e tillë është padyshim legjenda e sportit Gjilanas, Ergin Sherifi, i cili tërë jetën e tij ia kushtoi sportit për të mirën e qytetit duke kontribuar dhe afirmuar sportin Gjilanas.
Sherifi i lindur si sportist në kohërat kur populli shqiptar kishte filluar dalëngadalë t`i hap shtigjet e saja duke u inkuadruar në çdo fushë sportive dhe kulturore.
Ergin Sherifi, sot 60 vjeçar me nostalgji rikthen jetën e tij rinore për aktivitetin e tij sportiv. Sherifi po sa i mbushi 14 pranverat e tij, inkuadrohet në lojën e futbollit në vitin 1972 tek Juniorët e C.Zvezdës së Gjilanit, duke qenë njëri ndër talentet e mëdhenj të futbollit, i cili me lojën e tij dhe urtësinë që kishte në fushë shumë kush e konsideronte si futbollistin e madh legjendar të Gjermanisë, Franz Beckenbauer.
“Si çdo i ri dëshira ime ishte të inkuadrohem në sport, fillimisht përzgjedhja lojën e futbollit, ishte një gjeneratë e re e cila po premtonte shumë dhe ashtu doli luaja me shumë sukses në rolin e qendërmbrojtësit dhe jam shumë krenar që i takoj asaj gjenerate me njerëz shumë të edukuar dhe të talentuar”, kujton Sherifi.
Me talentin që kishte Sherifi për sport, ai bëhet edhe basketbollist aktivë duke zhvilluar në një ditë futbollin në tjetrën basketbollin.
“Edhe futbollin e poashtu edhe basketbollin i doja shumë, kisha talent në dy disiplinat isha i regjistruar në mënyrë profesionale në dy sportet, shumë herë ka ndodhur të shtunën kam zhvilluar ndeshjen në basketboll ndërsa të dielën futboll, kisha vullnet dhe shoqëri të mirë me talent të mëdhenj, ndërsa në lojën e basketbollit ishte njeriu i pakontestueshëm prof. Ekrem Veseli “Kola”, i cili po bënte revolucion në lojën e basketbollit me talentët shqiptar, ishin këto vite të arta të sportit e basketbollit 1976″.
Me të mbaruar karrierën aktive si sportist, Sherifi i dashuruar në sport kryen kursin për Arbitër në vitin 1984, duke mos u ndar në asnjë moment gjerë në vitin 1999.
Sherifi përpos që ishte Arbitër i basketbollit, ai ishte edhe trajner i KB Drita në kohërat më të vështira të sportit dhe popullit shqiptar gjatë viteve 1990.
Mobi Casa Vizionin për rininë që kishte Sherifi dhe për talentët e basketbollit, ai formon shkollën e basketbollit për meshkuj në vitin 1996-97, ndërsa një hap të tillë e bëri edhe në vitin 2005 kur hap shkollën e basketbollit në konkurrencën e femrave.
“Ishin kohëra të vështira gjithçka ishte uzurpuar, vetëm dashuria ndaj sportit mund të mbijetonte dhe me KB Drita shpallemi kampion në vitin 1996-97, ishin vite kur të gjithë kërkonim se si të mbijetojmë por fal njerëzve që e donin sportin ne mbijetuam”, thekson Sherifi.
Ergin Sherifi nuk ndalet në asnjë moment në vitin 1999 – 2006, ishte refer me nam në basketbollin e Kosovës duke pasur respekt të jashtëzakonshëm për autoritetin të cilin e kishte kudo që ndante drejtësinë. Me autoritet të cilin e kishte në gjitha qytetet e Kosovës, Federata e Basketbollit të Kosovës, nga viti 2006-2012 e vendos si vëzhgues në ndeshjet e basketbollit në Superligën e Kosovës.
I dashuruar në popullin e tij, futbollisti, basketbollisti, trajneri e vëzhguesi i ndeshjeve basketbollistike, Ergin Sherifi, i cili kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin e Gjilanit, nga viti 2000 vesh uniformën e Policës së Kosovës.
“Jam shumë i nderuar dhe i respektuar që mbaj me krenari uniformën e Policës së shtetit të Kosovës, duke kontribuar që qytetarët e Gjilanit e të Kosovës të respektojnë rendin dhe qetësin në vendin e tyre, për të qenë më afër të rinjëve dhe qytetarëve të mi që nga viti 2001-2003, isha pjesë e ligjëratave me kolegët e mijë tek nxënësit për vetëdijesimin e dukurive negative siç janë: prostitucioni, alkooli, duhani, droga e të tjera”, thekson Sherifi.
Ergin Sherifi i cili tani është i angazhuar në punën e tij të Policisë Kufitare, vija e gjelbërt të stacionit Policor në Gjilan, i cili po jep një kontribut të madh për sigurinë e qytetarëve, me gjithë këto të arritura tani e 46 vite si në lëmin e sportit njashtu dhe të Policisë, asnjëherë nga askush nuk u shpërblye së paku me një mirënjohje për kontributin e dhënë gati për gjysmë shekulli.
Është mirë dhe njerëzore si Kuvendi Komunal njashtu edhe skuadrat ku është paraqitur poashtu edhe njerëzit e sportit, të cilët përfaqësojnë sportin e Komunës si dhe Shërbimi Policor, të nderojnë Ergin Sherifi, është fat dhe krenari për qytetin e Gjilanit dhe për sportin e Gjilanit që ka një njëri siç është Ergin Sherifi./rajonipress/