UBT

Erenstina Halili është fituese e Orës së madhe letrare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në manifestimin kulturor të “Domi Mikelit”, në Stubëll të Vitisë, sot, para një mase mjaft të madhe të artdashësve të fjalës së shkruar, u dhanë çmimet për poezi më të mirë të Orës së Madhe Letrare. Lexuan Me këtë rast, në orën e Madhe Letrare lexuan mbi 24 krijues. Pati krijues nga Tirana, Italia, Presheva, Kamenica, Prishtina, Vushtrria, Ferizaji, Gjilani, Vitia e mese të tjera shqiptare.

Kësaj here, fitues të këtij manifestimi të Orës së Madhe letrare, për poezi, është Erenstina Halili, poete nga Tirana, e cila është fituese e vendit të parë për poezi.

Eco Higjiena

Ajo (Erenstina), tha se, në këto takime letrare është hera e parë që merr pjesë në këtë vend, Stubëll. Jam edhe e suprimuar, sepse shikoj njerëz jo vetëm që jetojnë nga arti, se e duan artin, s’ka dyshim, por mbi të gjitha janë pjesë e një historie të gjatë të Kosovës, siç është shkolla e parë shqipe në Stubëll, që është një pjesë e një histori shpirtërore, ku përmes Dom Mikelit dhe një pjesë e një aktualiteti Evropian, përmes përmes njerëzve, konkurseve dhe aktiviteteve tjera të shkencës apo të artit, njerëzit njihen dhe zhvillojnë identitetin e tyre. Unë jetoj e punoj në Universitetin e Tiranës. Poezia ime është një inmemorio kushtuar Dom Mikelit, që është engjulli ynë i shenjtë. Engjulli është nënë, babë, është mbi të gjitha, atdhe”.

Fituesit e vendeve të dyta e të treva janë: Sabit Rrustemi e Anton Guraqa (vendin e dytë), ndërsa vendet e tre i fitua këta kandidatë: Qibrije Demiri dhe Enfeleva Tafa nga Shqipëria. Në fund të këtij manifestimi kulturor, juria në fjalë i shpërbleu dy veprimtar librash, Prend Buzhalën me mirënjohje dhe Mendi Menxhiqin, po ashtu me nga një mirënjohje. Prend Buzhala tha dy fjalë se, jam i nderuar me këtë mirënjohje, sepse vepra ime përcjell mesazhe dhe referencë të fortë për paqë dhe për shkencën, në përgjithësi./tefik selimi/rajonipress/