RCCOLA

Erdogan Thaqit: Na jepni Januzajn

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Adnan Januzaj për momentin është një “mollë e ndaluar” për të gjithë, Shqipërinë, Kosovën, Anglinë dhe Turqinë. Fama e mesfushorit ka shkuar deri atje saqë edhe kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka lobuar pak kohë më parë për të marrë Adnan Januzajn në Kombëtaren e Turqisë, por gjithçka është mbyllur pa sukses.

Negociatorët që po merren me afrimin e Januzajt në ekipin kombëtar shqiptar kanë zbuluar prapaskena të mëdha si shtete të fuqishme si Anglia apo Turqia.

Kryeministri i shtetit ballkanik i ka rënë në vesh, por edhe e ka parë edhe vetë talentin shqiptar dhe i është mbushur mendja se ai mund të jetë ylli i ri i kombëtares turke.

RCCOLA

Sipas burimeve pranë atyre që po negociojnë për shqiptarin e Manchesterit, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, në një nga takimet me Kryeministrin kosovar mes të tjerave, thuhet se i ka kërkuar edhe yllin e Manchesterit, Adnan Januzaj.

“Po, është mëse e vërtetë. Erdogani i ka kërkuar Thaçit yllin kosovar, por Kryeministri i Kosovës e ka refuzuar menjëherë këtë kërkesë që nuk është se është bërë zyrtarisht. Gjithçka është konsumuar në një tryezë private dhe biseda mësohet se ka qenë informale, ashtu si edhe kërkesa”, shkruan ‘Sport Ekspres’, duke u cituar në burime të saj.