Fundamenti

Erdogan mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një konferencë për media pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi i tij e përkrah hyrjen e Kosovës në NATO.

Erdogan thotë se Turqia ka qenë vendi i dytë pas Amerikës që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai thotë se Turqia ka kontribuar mjaft shumë në këtë proces dhe ende vazhdon të lobojë për të siguruar sa më shumë njohje të reja për Kosovën.

Uji Dea

Duke folur për kërkesën e Kosovën për anëtarësim në NATO, Erdogan thotë se nuk ka asnjë problem që Kosova të anëtarësohet në NATO.

“Turqia si një vend i rëndësishëm i NATO-s nuk sheh asnjë problem për anëtarësimin e Kosovës në aleancë. Ne nuk kemi nevojë për të marrë leje nga askush për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në NATO. Ne i kemi marrë hapat tona në këtë drejtim. Ashtu siç e njohëm shtetin e Kosovës, do të veprojmë edhe me anëtarësimin e saj në NATO”, deklaroi Erdogan gjatë një konference me Osmanin, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Turqisë ka thënë se vendi i tij është pro zgjerimit të NATO-s me vende tjera./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.