Hidromorava

Erdogan çrregullon Ballkanin!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deklarata e kryeministrit të Turqisë së ‘Kosova është Turqi e Turqia Kosovë’ në takimin “vëllazëror” me kryeministrat Hashim Thaçi e Edi Rama të mërkurën në Prizren, ka ngjallur reagime të shumta në Prishtinë, Tiranë e madje edhe në Beograd.

Përderisa në opinionet e disa analistëve, politikanëve apo edhe klerikëve shqiptarë të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, fjalimi i Recep Erdoganit në disa raste po vlerësohet si “pretendim sulltani” ndaj shqiptarëve, reagimi në Beograd është i një natyre tjetër.

Mobi Casa

Kryeministri, zëvendësi i tij dhe qeveria serbe, po i kërkojnë kryeministrit turk të kërkojë falje për pretendimin se Kosova është Turqi, duke besuar ende në mitin serb se Kosova është Serbi.

Ndaj gjithë këtyre deklaratave, qeveritarët në Prishtinë të premten kanë heshtur. Ata që sollën Erdoganin, kishin vendosur të mos flasin për media, pavarësisht që Tribuna kishte kontaktuar tre nga zyrtarët e Qeverisë Thaçi të cilët kryesisht janë ata që kanë prezantuar deri më sot dhe mbrojtur politikat dhe pikëpamjet e kësaj qeverie. Në anën tjetër, indiferent nuk ka mbetur Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë./Tribuna/