Erdhi pranvera, bashkë me të edhe rrepka, ja arsyet pse ta konsumoni

Shija pikante e rrepkës nxit sekretimin e lëngjeve të lukthit, zakonisht shërbehet në formë të sallatave apo pijeve.
MBRON TRUPIN
Rrepka (lat. Raphanus sativus) rrjedhë nga Azia, që para 3000 viteve. Ngjyra e kuqe e rrepkës vjen nga pigmentet antocianinë. Kjo materie është antioksidues i fortë që mbron qelizat e trupit dhe garanton shëndetin e krejt trupit.
PËRMIRËSON TRETJEN
Shija pikante zakonisht shërbehet në sallatë apo pije. Krahas kësaj, rrepka nxit punën e tretjes dhe punën e zorrëve, sidomos ju preferohet personave që kanë telashe me jashtëqitjen e fortë.
ALEAT I FORMËS VITALE
Në rreth 100 gramë rrepkë hasim rreth 16 kalori, sepse shumicën e përbën uji. Nuk habit fakti se mund të kënaqeni dhe të mbani dietë. Kjo perime është burim i shkëlqyeshëm për vitamina C, fibra dietale, kalium dhe folate, që ofrojnë energji dhe e forcojnë imunitetin. RUAN MËLÇINË Rrepka mban materie që neutralizojnë helmet nga mëlçia. Krahas kësaj, kjo perime është arma e duhur për detoksimin pranveror, pa marrë parasysh nëse e konsumoni të papërpunuar apo në formë të lëngut.
(Kosova Sot)