ARKATANA

Erdhi pas luftës në Francë, tani ka kompaninë e tij personale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ismet Sahiti arriti në Francë, nga vendlindja e tij në Kosovë, në vitin 2003. Me profesion mjeshtër i ngjyrosjes dhe vendosjes së pllakave, Ismeti vendosi të qëndrojë në këmbët e veta dhe të themelojë kompaninë e tij.

Nga Kosova erdhi në vitin 2003, menjëherë pas luftës dhe fillimisht u vendos në lokacionin “Bassin minier” për tu bashkuar me familjen e tij, e cila kishte ikur nga një vend i paqëndrueshëm.

I specializuar dhe i diplomuar për ngjyrosje dhe vendosje të pllakave, ai punoi për një kohë të gjatë me nënkontraktime me sipërmarrësit lokalë. Sot, i martuar dhe prind i katër fëmijëve, Ismeti vendosi të bëhet shef në vetvete, duke krijuar kompaninë e tij me një zyrë qendrore në Blanzy.

UBT

“Nga klientët e mi kam shumë komplimente për të punësuarit e mi, kështu që unë atyre iu besoj” thotë Ismeti për “Le Journal”, përcjell Albinfo.ch. Një specialist i ngjyrosjes dhe izolimit të brendshëm, zejtari i ri shqiptar shpreson ta zgjerojë biznesin e tij të ri dhe ta rrisë bazën e tij të klientëve.

http://www.albinfo.ch/erdhi-pas-luftes-ne-france-tani-ka-kompanine-e-tij-personale/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.