Mobi Casa

Erdhi nga Zvicra dhe rregulloi rrugën në lagjen e tij

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Afrim Hasani, nga fshati Përlepnicë, por me banim në Gjilan, sapo ka ardhur nga Zvicra e largët. Ai pa pushuar mirë, i shkoi mendja ta bëj një gjest të rrallë, i cili gjest duhet të jetë shembull edhe për të tjerët. Ai, duke parë rrugën e lagjes ku banon, se ishte e dëmtuar nga koha, pa menduar shumë, i shkoi mendja dhe shpejt u gjend në seperacionin e gurthyesit “Gllama” dhe solli mbi 10 kubik rërë për ta rregulluar një pjesë të rrugës ku ai jeton. Pse jo?

Të gjithë ata qytetarët që jetojnë në këtë lagje, e shpërblyen Afrimin me një: “Të lumtë, o Afrim!” Është gjest për të mirë, për faktin se, kjo rrugë e Kumanovës, e cila lidhet nga hyrja e fushës së sportit të qytetit, është lënë në harresë nga ana e zyrtarëve të komunës. Të kota kanë qenë ato debate dhe ato premtime se sivjet kjo rrugë do të asfaltohet, kur asnjë nga zyrtarët e kësaj natyre nuk flasin dhe heshtin pa asnjë arsye.

Fundamenti

Afrim Hasani tha se, po e eci krejt Zvicrën dhe Kosovën e shtetet tjera, kur vij afër shtëpisë sime, në Gjilan, më duhet të reagoj dhe të ngre zërin e protestës. “S’di a jetojmë në ndonjë fshat të largët ku akoma nuk ka asfalt apo po shoh ëndërr se në Gjilan ka akoma rrugë të pa asfaltuara si kjo jona këtu afër Bujanës apo Rruga e Kumanovës?!

Tash e 29 vjet punoj në Zvicër. Kam dalë si i ri 23-vjeçar për të jetuar pak më mirë. Por, ja kur vij në shtëpi, shoh akoma baltë, rrugë pa asfalt dhe “sende” tjera pa vend. Prandaj, akoma pa pushuar mirë, ia mësyva rrugës gjer te “Gllama” për ti marrë disa kubik rërë sa për ta rregulluar rrugën time, sepse, për këto ditë, sa qëndroj, e dëmtoj makinën, e cila nuk ia vlen. Këtë munda ta bëj, pasi të tjerët nuk bëjnë dhe nuk e qajnë kokën fare për ne”, shton Afrim Hasani, punëtor në botën e jashtme./tefik selimi/rajonipress/