RCCOLA

Erdha tek t`i Kosovë në trekëndëshin paqësor

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Krijime nga Manifestimi Rajonal i Poezisë, “Trekëndëshi poetik i paqes”, mbajtur më 8 qershor 2013 në Grykën e Karadakut. Kësaj radhe ju prezantojmë Hyqmet B. Hasko.

Hyqmet B Hasko

Erdha tek t`i Kosovë në trekëndëshin paqësor

Gjithmonë kam ëndërruar me mendje dhe me shpirt,
ta njihja hartën e trupit tende te shumëvuajtur Kosovë,
për lirinë tende zemra më ndizej flakë e syri shkrepte dritë,po për shumë vite nuk ta fali askush, me lumenj gjaku e fitove.

Uji Dea

Perden e hekurt të shkjajve dhe të pandershmes Evropë,
me grushtin e shpirtit dhe me flakërime zemre e copëtove,
që të vinte liria për ty vesoi dhe qielli e derdhi shumë lot,për ata që jetën s’e kursyen, po u flijuan për këtë copë tokë.

Unë sot erdha tek t`i Kosovë, në trekëndëshin paqësor,
në këtë vend begatie, ku vetë zoti me gjithë shpirt e bekoi,
dhe vargjet shpirtërore me ndizen si tufë me meteorë,
për këtë tokë që poezinë e shpirtit flakërim ma kërkoi.

Erdha tek ti, Kosovë, siç vjen biri te nëna e shumëvuajtur,
dhuratë të solla këtë poezi me vargjet mjaltë të shpirtit tim,dhe një flamur kombëtar ta vendos mbi ballin tënd të bukur,
t’i qëndrojë krenarisht kombit që shpirtërisht s’pati kurrë copëtim