Era Rusi ‘gjuan’ kosovarçe

Vargut të këngëtareve pjesëmarrës në “Kënga Magjike” këtë vit i është shtuar edhe këngëtarja nga Shqipëria Era Rusi. Dhe siç nuk ndodh rëndom, këngëtarja ka ardhur shumë ndryshe në zhanrin muzikor, e larg nga dialekti gjuhësor që ajo e flet përditë.
Kënga titullohet “Gjuju”, ndërsa si vetë titulli, edhe brendësia e tekstit përmban të njëjtën ngjyrë dialektike. Me një këngë gegnishte, dhe më shumë kosovare seç këndojnë vetë kosovarët, Era Rusi më shumë se vetë çmimin e festivalit, duket se po pretendon tregun brenda kufijve të shtetit të ri.
Gjë që lenë të besojmë se edhe vetë kënga e saj ‘Gjuju” e ardhur në duet me GBMC, i është dedikuar më shumë këtij tregu se sa vetë festivalit.