United Hospital

Era Istrefi tenton sërish suksesin/ Pasi “Ultra Records” i prishi kontratën, këngëtarja i rikthehet muzikës me staf të ri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Era Istrefi ka lajmëruar rikthimin e saj në muzikë. “Bebe” titullohet kënga që Era ka publikuar, duke shënjuar kështu nisjen për së dyti të një karriere që dikur shkëlqente.

Prej vitesh ajo i mungon tregut, teksa vetë Era ka shpjeguar disa kohë më parë se kontratat me shtëpitë muzikore ndërkombëtare e kanë penguar për të sjellë këngë të reja, por nga ana tjetër, studioja ka bërë me dije se artistja nuk është më pjesë e kompanisë së tyre.

Këtë e ka konfirmuar vetë shefja e distribuimit muzikor të “Ultra Publishing International”, Sony Okon. Okon i është përgjigjur pyetjes së një fansi të Erës në “Twitter”, i cili kishte shkruar:“Doja vetëm të bëja një pyetje në lidhje me ‘Ultra Records’.

Hidromorava

A është këngëtarja Era Istrefi ende e kontraktuar në kompaninë regjistrimit.Ajo nuk ka publikuar ndonjë këngë të re që nga viti 2019. Thjesht pyes pasi ajo është një nga artistet e mia të preferuara”.Ndërkohë, përfaqësuesja e “Ultra Music”, i është përgjigjur duke shkruar: “Fatkeqësisht, ajo nuk është në ‘Ultra’ më, kështu që nuk kam ide për projektet e saj të ardhshme. Më vjen keq, do të doja të të kisha dhënë lajme të mira”.

Era Istrefi preku famën ndërkombëtare me debutimin e këngës “Bonbon”. Ajo në verën e vitit 2018 performoi në finalen e Kampionatit Botëror këngën përcjellëse të atij kampionati “Live it up”, në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.Pas kësaj performance spektakolare, Era vazhdoi edhe me publikimin e këngëve të tjera të suksesshme, si dhe disa bashkëpunimeve ndërkombëtare. Por që nga ky moment, karriera e saj ndaloi, duke mos u shfaqur më askund.Tashmë ajo ka vendosur ta riprovojë edhe njëherë të prekë majat, vetëm se këtë herë pa gjigantin e muzikës që prej vitesh e menaxhoi.

Mbetet për t’u parë se si do të vijojë karriera e Erës tashmë, që ka ndryshuar totalisht stafin e saj, duke tentuar edhe njëherë famën ndërkombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.