Eko Higjiena

Eqrem Kryeziu: ‘Qytetari Isa’ duhet të ikte nga LDK-ja

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, i ka ftuar liderët politikë ta shikojnë interesin e Kosovës e jo interesin e tyre personal. Ai ka bërë me dije se vendit i duhet një qeveri stabile.

Kryeziu ka kritikuar për krijimin e mureve në mes të subjekteve politike pas zgjedhjeve, duke thënë se këto veprime janë shumë të dëmshme për Kosovën.

Ai e ka kritikuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa, të cilin ka refuzuar ta quajë kryetarë.

Mobi Casa

Sipas tij, ai është vetëm qytetari Isa.

Ish-zyrtari i lartë i LDK-së, ia ka rikujtuar Mustafës premtimin e dhënë para zgjedhjeve, se do të largohet nga kreu i partisë nëse do t’i humbiste zgjedhjet. /Epoka e Re/