KKGJILAN

Eqrem Kryeziu i thotë Isa Mustafës se ka kaluar koha e Rrahman Morinës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-udhëheqësi i LDK’së, Eqrem Kryeziu është përfshirë në debatin mes analistit Armand Shkullakut dhe Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës, i cili tha se analisti nga Shqipëria nuk duhet të merret me punët e Kosovës.

Por, Eqrem Kryeziu ka reaguar duke thënë se koha e Rrahman Morinës ka kaluar dhe me këtë edhe ngritja e mureve me Shqipërinë dhe me cilindo shtet tjetër.

“Armand Shkullaku*: Më i rëndësishëm formimi i Qeverisë se një vend pune për Isa Mustafën.
____________
*Madje edhe vogëlsia ime është për qarkullimin e lirë të ideve, të njerëzve e të mallrave. Ka kaluar koha e Rrahman Morinës, koha e ngritjes së mureve me Shqipërinë, a me këdo tjetër”, ka shkruar Kryeziu.

Uji Dea

Ndryshe, Armand Shkullaku, në një intervistë për Express kishte thënë se duhet të formohet shpejt Qeveria e Kosovës në mënyrë që Shteti të mos mbetet peng i një vendi pune për Isa Mustafën.

Pas kësaj, Isa Mustafa ka reaguar duke thënë se i ka tri vende pune, derisa i ka bërë thirrje Shkullakut të merret me punët e Shqipërisë dhe të mos merret me Kosovën.