ARKATANA

Eqa ka ide

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Eqrem Kryeziu thotë se e ka një ide se si të dilet prej situatës së krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Presidentes Jahjaga. Por, ai nuk dëshiron ta bëjë publike. Anëtari i Kryesisë së LDK’së thotë se gjendja aktuale i ngjan një çorbe të keqe të gatuar joqëllimisht, por nga budallallëku.

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht po kërkon zbatimin e marrëveshjes së prillit të vitit të kaluar ndërmjet liderëve politikë, por as pas tri ditësh që kur u shpall aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, me të cilin bie në ujë ajo marrëveshje, kjo parti nuk ka ide se si do të realizojë kërkesën e saj.

Deri më tani, asnjë zyrtar i lartë i LDK’së së Isa Mustafës nuk ka folur rreth hapave të mëtutjeshëm të kësaj partie.

Mirëpo, një ide si duket e ka anëtari i Kryesisë së LDK’së, Eqrem Kryeziu.

Në një prononcim për Express, të dielën, Kryeziu nuk ka pranuar të ndajë mendimin e tij për opinion, por ka sugjeruar që zgjidhjen e kësaj çështje ta kërkojmë te udhëheqësit e LDK’së.

“Zgjidhjen duhet ta kërkoni te zyrtarët e lartë të partisë, unë nuk dua ta jap mendimin tim tash me telefon, por këtë kërkojeni nga zyrtarët e lartë të partisë”, ka thënë Kryeziu për Express.

Këta të fundit vazhdimisht kërkojnë largimin e Presidentes aktuale, Atifete Jahjaga nga posti i saj duke respektuar kështu marrëveshjen.

Por, një gjë e tillë duket të jetë e vështirë të arrihet sidomos pasi që Kushtetuesja e vendit e cilësoi largimin e saj nga posti, para përfundimit të mandatit pesëvjeçar, ashtu siç ishte paramenduar me marrëveshjen e liderëve, si pakësim të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Për më tepër, në aktgjykimin e Gjykatës thuhet se Presidenti i shtetit është zgjedhje e vullnetit të popullit duke konsideruar se populli shpreson ta mbajë Jahjagën si presidente me mandat të plotë.

Krejt situata e krijuar pas shpalljes së këtij vendimi, për Eqrem Kryeziun, ndërkaq, duket si një çorbë.

ARKATANA

“Praktikisht situata është komplikuar aq shumë sa që është shndërruar në një farë çorbe që nuk e ha askush”, u shpreh Kryeziu.

“Situata në përgjithësi, me formulime e me aktgjykime e me vendime, me opinione me marrëveshje, me çmarrëveshje, aq është komplikuar sa që është problem me thanë, meqenëse po kërkohet zbatimi i marrëveshjes së prillit qysh duhet të veprojë LDK’ja. Si parti mendoj që duhet me e gjetë fillin e gjitha këtyre marrive të grumbulluara”, shtoi ai.

Ndërkohë, i pyetur nëse LDK’ja do të mund të kërkonte marrëveshje të re, meqenëse ajo e prillit të vitit të kaluar u cilësua antikushtetuese, për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale, Kryeziu u shpreh skeptik pikërisht për shkak të rrjedhës së marrëveshjes së parë.

“Janë bo disa marrina këtu, sa që është shumë problem me thanë, meqenëse kështu ka ndodhë atëherë, a mundemi të kërkojmë marrëveshje të re, pa marrina, e kuptoni, është pak problem. Unë sot s’besoj që me qëllim është bërë, por ndoshta nga budallakia është komplikuar tepër sa që problem është tash me i ra në fije”, ka thënë Kryeziu për Express.

Sipas marrëveshjes, parashihet reformimi i Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor për organizmin e zgjedhjeve të para të lira presidenciale, më të cilat synohet që i pari i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Kjo ide ishte nënshkruar në letër nga Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi, ai i LDK’së, Isa Mustafa dhe i AKR’së, Behgjet Pacolli, në prill të vitit të kaluar, pak pas prishjes së koalicionit qeverisës ndërmjet këtyre tri partive nga ana e LDK’së.

Për kalimin e krizës së krijuar institucionale, liderët u morën vesh që shtetin t’ia lënë në dorë Atifete Jahjagës, derisa të përfundojnë të gjitha reformat.

Më pas, ishte paraparë që ajo të largohej gjashtë muaj pasi të hyjnë në fuqi reformat, por kjo u cilësua si shkelje kushtetuese nga Gjykata më e lartë në vend, gjë që ua lidh duart liderëve për të zbatuar marrëveshjen.

Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi kishte pranuar vendimin e Gjykatës duke u deklaruar se do ta respektojë atë, por njëjtë nuk vepruan edhe Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli. Këta të dy vazhdojnë të kërkojnë largimin e Jahjagës dhe implementimin e marrëveshjes të votuar edhe si Rezolutë në Kuvendin e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.