Eko Higjiena

Eqa: Isa e Ismeti do të bëjnë punë të çuditshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Eqrem Kryeziu vlerëson se Lidhja Demokratike e Kosovës, pjesë e saj deri vonë ishte edhe vetë, ka humbur shumë nga aventura gjashtëmuajshe politike, kohë kur vendi mbeti pa institucione, që tashmë ia ka dhënë ato, pas një koalicioni me PDK-në.

Duke folur për Politiko.net, Kryeziu nuk dëshiron të paragjykojë për rezultatet e Qeverisë së re, por thotë se Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri do të bëjnë punë të çuditshme.

“Nuk ka përfunduar kjo aventurë ende. Besoj që Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri do të bëjnë punë goxha të çuditshme”.

“LDK ka humbur shumë për shkak të këtyre aventurave gjashtëmujore. Papërgjegjësia më e madhe kur e lanë vendin e gjorë të pakonsoliduar ende në një kaos total dhe u pa që lidershipi i LDK-së nuk ka elementet e nevojshme që ta hetojë çka është në dëm, e çka në interes të vendit”, thotë Eqrem Kryeziu për Politiko.net.

UBT

“Do të shihen rezultatet. Unë nuk jam i interesuar të paragjykoj. Nuk e marr guximin të paragjykoj nëse do të ketë sukses”.

Uron që koalicioni të ketë sukses, megjithatë Eqrem Kryeziu thotë se duhet pasur njerëz të fuqishëm për ta ndryshuar situatën politike në Kosovë.

“Duhet me qenë njerëz shumë të fortë për këtë, për ta ndryshuar situatën. Unë uroj që të ketë sukses, megjithëse, disi, ata 6 muaj bllokadë ishin një paralajmërim i kobshëm se nuk ka gjë prej këtij kualiteti. Por, çka t’i bësh këtë mall e kemi. Na duhet ta bëjmë bukën me këto mallra që kemi”. / Politiko.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.