ARKATANA

“Epoka e re” festoi 20-vjetorin e themelimit dhe numrin e 6 000 mijë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gazeta “Epoka e re” ka shënuar të enjten 20-vjetorin e themelimit dhe numrin e 6 000-të të saj. Në ceremoninë festive e cila është mbajtur në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë marrë pjesë gazetarë dhe ish-gazetarë të “Epokës së re” të cilët kanë evokuar kujtime që nga themelimi i kësaj gazete.

Fillimisht, të pranishmit i ka përshëndetur botuesi i “Epokës së re”, Muhamet Mavraj.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk do ta harrojë kontributin e secilit që ka punuar në gazetën “Epoka e re”.

Më tutje, ai ka theksuar se është i kënaqur kur i sheh gazetarët që kanë punuar në “Epokë…” në ekranet më të forta televizive.

ARKATANA

Ndërsa drejtori i gazetës “Epoka e re”, Sadik Zeqiri, ka lexuar dy urime që kanë ardhur në adresë të “Epokës…” për 20-vjetorin e themelimit, nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

Në këtë ceremoni festive kanë folur edhe kryeredaktori i “Epokës së re”, Mal Qorraj, dhe ish-kryeredaktorë e gazetarë të kësaj gazete.

Në fund të kësaj ceremonie “Epoka e re” në shenjë falënderimi ua ka ndarë nga një mirënjohje të gjithë gazetarëve që kanë punuar në këtë medium që nga themelimi e deri më tani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.