KKVITI

Epidemia e gripit mobilizon stafin mjekësor në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Pas rekomandimeve të Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, lidhur me shtrirjen e epidemisë së gripit, si dhe rekomandimet e dhëna për masat e domosdoshme nga të gjitha institucionet shëndetësore të Republikës së Kosovës, drejtori i QKMF-së, Rabit Dërmaku, menjëherë e ka mobilizuar stafin e tij për veprim.

Të martën ka filluar me aktivitetin e kontrollimit të fëmijëve në çerdhen e qytetit “Filizat”. Pjesë e ekipit kontrollues të fëmijëve ishte edhe drejtori i QKMF-së, i cili tha se pas përfundimit të këtij kontrollimi do të vazhdojnë me institucionet shkollore.

Eco Higjiena

Fëmijët me simptome të gripit menjëherë do të trajtohen për shërim ka thënë Dërmaku./rajonipress/