Enver Shabani, këshilltari më i ri në asamble, nga radhët e PDK-së
Gjilan – Enver Shabani do ta zëvendësojë zotin Izmi Zeka. Tashmë këshlltari më i ri nga radhët e PDK-së, Enver Shabani ka thënë se do të angazhohet që të dërgoj zërin e qytetarëve deri në organet vendimmarrëse, që çdo propozim ide, ankesë, shqetësim do të mundohem sa më mirë që është e mundur të paraqes në mbledhjet e kuvendit komunal, që të mundemi të arrijmë t’i zgjidhim problemet dhe hallet e qytetarëve në të mirë të tyre.
Pas angazhimeve që ka marrë në Ministrinë e Kthimit dhe të Komuniteteve në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në cilësinë e zëvendës-ministrit, z. Izmi Zeka, liron ulësen e Kuvendit Komunal të Gjilanit. Me që nga java e ardhshme ulësja nga radhët e PDK-së në Kuvendin Komunal tashmë është e lirë dhe sipas radhitjes në bazë të numrit të votave këtë vend do ta marrë Enver Shabani.
Nga java e ardhshme do të jem asambleisti më i ri i Kuvendit Komunal dhe me të marrë këtë detyrë do të jem zë i arsyeshëm i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të komunës së Gjilanit. Do të angazhohem që të dërgoj zërin e qytetarëve deri në organet vendimmarrëse, që çdo propozim ide, ankesë, shqetësim do të mundohem sa më mirë që është e mundur të paraqes në mbledhjet e kuvendit komunal, që të mundemi të arrijmë t’i zgjidhmi problemet dhe hallet e qytetarëve në të mirë të tyre ka thënë Shabani.
Shabani thotë se nga java tjetër me marrjen e detyrës së këshilltarit komunal do të mundohem të jem më afër qytetarëve pa dallime partiake e etnie dhe të dëgjoj zërin dhe hallet e tyre për të kontribuar me gjithë qenien time të ju ndihmoj dhe të ju shërbej atyre. “Do të përpiqem të jem bashkëpunues me të gjitha forcat politike në Kuvendin Komunal për qëllimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Komunës së Gjilanit. Angazhimi im maksimal do të jetë në zhvillimin ekonomik të Gjilanit. Angazhimi im do të fuqizoj edhe më shumë rolin opozitar në Kuvendin Komunal, me arsyen që të nxjerrim më të mirën e mundshme për qytetarin e Gjilanit. Për mundësin që më është ofruar dhe besimin që më është dhënë të ju shërbej qytetarëve të komunës së Gjilanit. I falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët në Partinë Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan, votuesit e mi dhe të gjithë qytetarët. Po ashtu e falënderoj Zëvendës – Ministrin z. Izmi Zeka për punën e deri tanishme dhe një herësh i uroj shumë suksese në detyrën që ka në Qeverinë e Republikës së Kosovës” ka thënë Enver Shabani./rajonipress/


