Enver Sermaxhaj zëvendëson Afrim Ajdinin
SC Gjilani ditën e sotme ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me ish portierin, Enver Sermaxhaj.
Sermaxhaj, i bashkohet shtabit teknik të skuadrës, ku do ta ushtrojë rolin e trajnerit të portierëve në skuadrën e Gjilanit.
Kujtojmë se Enver Sermaxhaj në periudhën 10 vjeçare kishte mbrojtur ngjyrat e skuadrës së Gjilanit, ku nga viti 2000 e gjerë në vitin 2010, ishte pjesë e kuq e bardhëve dhe ndër to vite kishte bartur edhe shiritin e kapitenit të skuadrës.
Sermaxhaj në skuadrën e Gjilanit vije pas vendit të lënë bosh nga ish trajneri, Afrim Ajdinin.


