UBT

Enver Petrovci ankohet për buxhetin shtetëror

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Për regjisorin dhe aktorin e njohur Enver Petrovci, i cili këtë vit është në juri, për ato aktivitete që janë të traditës dhe me vlera duhet financim nga shteti, sepse ndryshe në jetën kulturore ka mjerim. “Festivali “Apollon” është aktivitet i rëndësishëm, me vlera.

Mora vesh që nuk ka financim nga ministria dhe me shumë vështirësi është zhvilluar këtë vit. Kjo tregon një mjerim për kulturën tonë, pasi duhet të shikohen me vëmendje se cilët janë aktivitete me vlera, dhe duhet të kenë mbështetje. Edhe në Kosovë ka probleme, por është pak më mirë. E kam thënë dhe më parë, ai që nuk investon në kulturën e kombit është mjerim. E keqja është se disa mendojnë se arti bëhet pa para, por arti kërkon buxhet. Kur ka para për një festival mund të ftosh në të dhe shfaqje më të mira”, u shpreh Petrovci.

Festivali i Aktrimit “Apollon 2014” sivjet mbyll edicionin e 13 të tij. Një aktivitet i traditës i cili e ka pasur vëmendjen e publikut, regjisorëve dhe aktorëve jo vetëm shqiptarë, por dhe të huaj. Marrin pjesë 7 trupa të teatrove dhe juria e këtij festivali është e përbërë nga tre artistë të shquar, si aktori i mirënjohur Ndriçim Xhepa, regjisori dhe aktori i shquar kosovar Enver Petrovci dhe aktori Bujar Asqeriu, vendosur kjo nga Bordi i Festivalit me drejtor regjisorin dhe aktorin e Teatrit “Bylis” Fier, Klajdi Marku. Festivali i cili nisi më datë 7 maj do të mbyllet më 11 maj, ku gjatë ditëve të këtij festivali sipas organizatorëve nuk mungon publiku artdashës i qytetit të Fierit dhe jo vetëm, pasi ka edhe shumë të ftuar nga bota e kulturës dhe artit si regjisorë dhe aktorët më në zë si Dhimitër dhe Roza Anagnosti, Robert Ndrenika, Viktor Zhusti, etj, të cilët ndjekin shfaqjet e këtij festivali teatror.

UBT

Ky është viti i 3-të që ky festival nuk ka gjetur mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, edhe pse siç pohon drejtori Marku, shpresat ishin se do gjenin financim. “Ka qenë shumë e vështirë për ta sjellë këtë festival, dhe kemi vetëm mbështetjen e Bashkisë së Fierit. U bënë 3 vite që MK nuk e mbështet. Edhe këtë vit në dërguam një projekt për 2 milionë lekë të reja, dhe sigurisht që nuk shpresonim për këtë shumë, por asgjë nuk u dha. Vite më parë festivali nga MK merret një financim me 1.5 milionë lekë të reja” u shpreh drejtori Marku.

Për regjisorin dhe aktorin e njohur Enver Petrovci, i cili këtë vit është në juri, për ato aktivitete që janë të traditës dhe me vlera duhet financim nga shteti, sepse ndryshe në jetën kulturore ka mjerim. “Festivali “Apollon” është aktivitet i rëndësishëm, me vlera. Mora vesh që nuk ka financim nga ministria dhe me shumë vështirësi është zhvilluar këtë vit. Kjo tregon një mjerim për kulturën tonë, pasi duhet të shikohen me vëmendje se cilët janë aktivitete me vlera, dhe duhet të kenë mbështetje. Edhe në Kosovë ka probleme, por është pak më mirë. E kam thënë dhe më parë, ai që nuk investon në kulturën e kombit është mjerim. E keqja është se disa mendojnë se arti bëhet pa para, por arti kërkon buxhet. Kur ka para për një festival mund të ftosh në të dhe shfaqje më të mira”, u shpreh Petrovci. / KultPlus.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.