Eko Higjiena

Enver Muja i kthehet politikës, garon për këshilltar komunal

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ish kryeshefi i ekzekutivit të Komunës së Gjilanit, Enver Muja i ka hyrë garës për tu bërë këshilltar komunal nën ombrellën e koalicionit AAK-LDD. Për rajonipress Muja thotë se Rexhep Kadriu po tregohet njeri praktikë dhe i afërt me qytetarët dhe i beson suksesit të tij. Garën e sheh të ngushtë derisa në balotazh thotë se Kadriu mund të ndeshet me Qemajl Mustafën.

Dikur ka qenë figura kyçe e vendosjes në kohën sa ishte në qeverisje LDK-ja në Gjilan. Jo më pak se pesë vite (2001 – 2007), ka qenë kryeshef i ekzekutivit dhe shumë vendime kanë kaluar nëpërmjet duarve të tij, raporton rajonipress.

Duke pasur këtë përvojë dhe këto përparësi Enver Muja ish kryeshef i ekzekutivit i është kthyer sërish politikës. Por tani jo nën ombrellën e LDK-së, por si pjesë e koalicionit AAK-LDD.

Muja për rajonipress thotë se ka marrë këtë vendim që të hyjë në politikë me të vetmin qëllim që të jep kontributin e tij profesional. “Unë jam i lirë dhe nuk kam obligime tjera, i njoh punët e ekzekutivit dhe të institucioneve shumë mirë dhe dëshirojë që të japi kontribut të avancuar në Gjilan” shprehet Muja.

GRANDEMALL

Muja thotë se nuk ka pasur asnjë ofertë nga LDK-ja dhe realisht ka një kohë të gjatë që nuk ndodhet në afërsi me Lutfi Hazirin dhe Fatmir Rexhepin, me të cilët ka qenë në miqësi të pandashme.

Por, Muja e ka gjetur vetën mirë në koalicionin AAK-LDD. “Unë mendoj se Rexhep Kadriu është kandidati i duhur dhe po tregohet njeri shumë praktikë dhe i afërt me qytetarët. Unë besoj në suksesin e tij dhe besojë fort në garën tonë të sinqertë për të udhëhequr me Gjilanin” thotë Muja.

Muja thotë se dëshira e tij është që Rexhep Kadriu të fitojë pa shkuar fare në balotazh.”Ne duhet të jemi realist dhe të flasim sipas gjendjes së krijuar. Personalisht mendoj se gara për kryetar komune do të jetë shumë e ngushtë dhe realisht Rexhep Kadriu në balotazh mund të ndeshet me Qemajl Mustafën” thotë Muja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.