United Hospital

Enver Hoxhaj vazhdon marshin elektoral, Podujeva dhe Mitrovica i japin mbështetje të fuqishme kandidatit të PDK-së

/ 2 minuta lexim

Podujevë/Mitrovicë – Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, po vazhdon fushatën e tij intensive në mbarë Kosovën, duke takuar qytetarë dhe duke prezantuar vizionin e tij për një Kosovë më të zhvilluar, më stabile dhe me institucione më funksionale.

Gjatë takimeve të zhvilluara në Podujevë dhe Mitrovicë, Hoxhaj u prit me interesim të madh dhe mbështetje nga qytetarë të shumtë, të cilët shprehën besimin e tyre në përvojën, seriozitetin dhe angazhimin e tij politik. Atmosfera pozitive dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me elektoratin dëshmuan se mesazhi i tij për zhvillim, stabilitet dhe dalje nga krizat po gjen jehonë gjithnjë e më të madhe në terren.

Duke reflektuar mbi këto takime, Hoxhaj theksoi se besimi i qytetarëve mbetet përgjegjësia më e madhe për çdo përfaqësues politik.

“Besimi i njerëzve është përgjegjësia më e madhe. Mbrëmë në Podujevë dhe Mitrovicë e ndjeva peshën e bukur të këtij besimi. Çdo dorë e shtrënguar, çdo buzëqeshje dhe çdo fjalë e mirë do të mbetet me mua”, ka deklaruar ai.

Njohës të zhvillimeve politike vlerësojnë se fushata e Enver Hoxhajt po karakterizohet nga afërsia me qytetarët, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe prezantimi i ideve konkrete për zhvillimin ekonomik, forcimin e institucioneve dhe rikthimin e besimit në qeverisje.

Me ritëm të pandalur dhe takime në çdo cep të Kosovës, Hoxhaj po vazhdon rrugëtimin e tij elektoral, duke synuar të fitojë mbështetjen e qytetarëve për vizionin që ofron për të ardhmen e vendit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.