Fundamenti

Enver Hoxhaj pritet ngrohtësisht në Drenas: Mbështetje dhe energji e jashtëzakonshme për kandidatin e PDK-së

/ 2 minuta lexim

Drenas – Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Enver Hoxhaj, ka vazhduar takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore, duke marrë një pritje të ngrohtë dhe mbështetje të konsiderueshme në Drenas.

Përmes një mesazhi publik, Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen për qytetarët e këtij qyteti, duke vlerësuar respektin, besimin dhe energjinë që i është ofruar gjatë takimit.

“Drenasi nuk pret fjalë të mëdha. Drenasi e njeh punën. Faleminderit për pritjen, respektin dhe energjinë e jashtëzakonshme sonte”, ka shkruar Hoxhaj.

Takimi në Drenas u karakterizua nga pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dhe atmosfera entuziaste, ku mbështetësit e PDK-së shprehën përkrahjen e tyre për vizionin dhe programin politik të partisë.

Njohës i proceseve shtetërore dhe një nga figurat më të spikatura politike e diplomatike të Kosovës, Enver Hoxhaj po zhvillon një fushatë intensive në të gjitha rajonet e vendit, duke takuar qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të PDK-së.

Ai po përcjell mesazhin e angazhimit për zhvillim, forcim të shtetit dhe përfaqësim dinjitoz të interesave të qytetarëve.

Nga takimi në Drenas, Hoxhaj mori një tjetër sinjal të fuqishëm mbështetjeje, duke e cilësuar energjinë e qytetarëve si motiv shtesë për vazhdimin e rrugëtimit politik dhe angazhimit të tij në shërbim të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.