FIDANISHTJA

Enver Hoxhaj, “peshku i madh” i skandalit 53 milionësh

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nxënësit u pakësuan, fondet për tekste falas u shtuan.Në kohën e ish-ministrit të PDK-së filloi afera e madhe me librat shkollor.

“Nuk është vetëm ai (Enver Hoxhaj) që ka përfituar ilegalisht, edhe pse ky është “peshku më i madh” dhe autori e strumbullari i gjithë kësaj afere korruptive. Sigurisht, ai nuk i ka bërë këto gjëra i vetëm për të marrë përgjegjësinë e të gjithëve. Duhet të hetohen edhe ata që i kanë ndihmuar në ofertën dhe ekzekutimin e kësaj afere korruptive e kriminale, e kjo mund të bëhet po qe se ndiqet seriozisht nga Prokuroria e Shtetit ish-ministri Hoxhaj “, thotë analisti Isa Mulaj për “Kosova Sot”

Vendimi për t’i dhënë tekstet shkollore falas u mor nga Qeveria në vitin 2008, kur ministër ishte Enver Hoxhaj. Nga viti 2008 deri në vitin 2014, çmimi i blerjes së librave u ndryshua skajshmërish, ndonëse nevoja dhe kërkesat kanë qenë më të vogla. Nëse shikohet tabela e nxënësve që vijojnë shkollën nga klasa e parë deri në të nëntën çdo vit ka pasuar rënie.

MASHT-i në vitin 2008 ka blerë libra në vlerë 2,691,984.83 euro, ku prej tyre 1,164,797.73 euro i ka marrë “Dukagjini”, kurse 1,527,187.10 “Libri shkollor”.

Uji Dea

Ndërkaq, në vitin 2009, MASHT-i ka blerë aq shumë libra, saqë edhe kostoja e shpenzimit ka qenë shumë e madhe dhe shuma totale e blerjes së librave për vitin 2009 ka qenë 9,284,001.99 euro, ku “Dukagjini” ka marrë 5,148,131.76 euro, kurse “Libri shkollor”, 4,135,870.23 euro. Në vitin 2010, MASHT-i ka blerë libra në vlerë 7,411,758.12 euro, ku “Dukagjini” ka përfituar 4,328,618.14 euro, kurse “Libri shkollor”, 3,083,139.98 euro.

Ndërkaq, në vitin 2011, MASHT-i ka blerë libra nga botuesit në vlerë 8,298,135.80 euro, ku “Dukagjini” ka përfituar 4,876,619.45 euro, kurse “Libri shkollor”, 3,421,516.35 euro.

Ndërkaq, në vitin 2012, MASHT-i ka blerë libra nga katër botues me vlerë të përgjithshme 10,017,547.34 euro, që është një shumë rekorde krahasuar me vitin 2008. Nga kjo shumë “Dukagjini” ka përfituar 6,697,051.79 euro, “Libri shkollor”, 3,209,826.13 euro.

Kurse, në vitin 2013, MASHT-i ka blerë libra në vlerë 8,041,604.76, prej tyre kanë përfituar “Dukagjini” 4,315,983.66 euro, “Libri shkollor”, 3,181,052.32 euro. Në vitin 2014, MASHT-i ka blerë libra në vlerë 7,671,849.81 euro, ku “Dukagjini” ka marrë 4,063,668.18 euro, kurse “Libri shkollor”, 3,048,884.45 euro./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.