FITORJA

Enver Hoxhaj në Malishevë: Rimëkëmbja po fillon nga qyteti i lirisë, do të shtrihet në tërë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, në një tubim madhështor në Malishevë ka shpalosur Planin e Rimëkëmbjes.

Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti politike e cila ka program të qartë për të rimëkëmbur ekonominë, shëndetësinë e arsimin.

“Kemi program të qartë dhe e dimë saktësisht se çka do të bëjmë në javën e parë, në muajin e parë, në 100 ditshin e parë dhe në vitin e parë. Gjithë ata të cilët në vitin 2019 kanë votuar për një koalicion të shpresës është treguar se ai koalicion i shpresës është koalicion i rrenave, i mashtrimeve, i përrallave, i cili mundi të qeveriste vetëm 50 ditë dhe e vetmja parti politike e cila është adresë e stabilitetit, e sigurisë është Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka ritheksuar se me PDK-në qeveri dhe me të kryeministër do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit, mjekët, infermierët, policët dhe rritje të pensioneve.

“Ka program të qartë, nën një do t’i rrisim pensionet e veteranëve prej 170 në 300 euro, ne do t’i rrisim po ashtu pagat për mësimdhënësit, do t’i rrisim pagat për mjekët, për infermierët, dhe nuk ka ndonjë parti politike e cila po ashtu është e vendosur që t’i rrisë edhe pensionet për ata të cilët janë në pension të moshës në 40 për qind dhe për ata të cilët janë në pension kontribut-dhënës në 30 për qind”, ka thënë ai.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.