United Hospital

Enver Hoxhaj: Na duhet kohë, s’e kemi shumicën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka thënë se e kanë emrin për Kryeparlamentar, por nuk e kanë shumicën për ta hedhur atë në votim. Ai në fjalimin e tij në Kuvend ka kërkuar edhe pak kohë, një afat prej dy javësh në mënyrë që Kryeparlamentari t’i ketë votat, raporton Express.

“Si koalicion që ka të drejtë për të propozuar kryeparlamentarin, pra si një hap i parë dhe pastaj me nënkryetarët ne kemi kërkuar kohë këto javët e fundit por në fund të fundit jemi në politikë dhe në politikë funksionojnë gjërat ashtu siç kanë të drejtë. Ne kemi të drejtë ta propozojmë kryeparlamentarin. Ne kandidatin e kemi por nuk e kemi shumicën parlamentare”, është shprehur Hoxhaj.

Mobi Casa

Hoxhaj ka thënë se në asnjë formë nuk janë për humbje kohe dhe zvarritje, meqë këtë Kuvend, siç e tha ai, e presin vendime të mëdha.

“E disa prej tyre që s’janë marrë në mandatin e kaluar, ne presim që ky mandat i Kuvendit do t’i adresojë me shpejtësinë e duhur të gjitha temat që qytetarët kanë pritur kohët e fundit”, tha Hoxhaj./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.